Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të mbahet në lumin Sena
Organizatorët e Lojërave Olimpike Paris 2024 kanë bërë të ditur se Lumi Sena (Seine) do të shërbejë si vendi i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, duke e bërë kështu ceremoninë më të veçantë në historinë e Olimpizmit.
Poashtu, ekipet olimpike udhëtimin nëpër lumin Sena do ta bëjë përmes anijes për rreth 6 kilometra.
Këtë herë numri i spektatorëve do të jetë 10 herë më i madh. Kjo ngjarje do të organizohet në ambient të hapur ndërsa herëve tjera ceremonia hapëse ishte bërë në ambiente të mbyllura.
Lojërat Olimpike pritet të mbahen prej datës 24 korrik deri me 11 gusht të vitit 2024.
Rruga Press