Lajme

Vulini s’ndalet as pas deklaratës për Reçakun, akuzon Kosovën për destabilizim

Nuk ka mjaftuar deklarata që ministri i Brendshëm i Serbisë dha për masakrën e Reçakut. Pak ditë pasi e mohoi masakrën, Aleksandar Vulin ka hedhur akuza të tjera në drejtim të Kosovës duke e akuzuar për destabilizim të rajonit.

“Stabiliteti i rajonit pengohet në veçanti nga refuzimi i Prishtinës për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vulini, raporton Tanjug. “Para se të flitet për serbët apo stabilitetin, përfaqësuesit e Prishtinës duhet të shpjegojnë përse s’e kanë zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe se kur duan ta mbajnë fjalën e dhënë dhe të nënshkruar, nëse veçse e kanë një”.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Pas deklaratave kundërshtuese nga Kosova në drejtim të tij, pasi e mohoi masakrën e Reçakut, Vulini ka përsëritur gjuhën dhe qëndrimin e thënë më herët.

Ndaj deklaratës së Vulinit javën e shkuar reaguan pos nga Kosova edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e Bashkimi Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *