Bota

Britani, për shkak të përhapjes së Omicron sërish fillon puna nga shtëpia

Për shkak të variantit Omicron të COVID-19 në Britani të Madhe është kaluar sërish në praktikën për të punuar nga shtëpia e cila ka qenë një prej masave të para në fillim të pandemisë.

Qeveria britanike ka kaluar në masat e “Planit B” në vend ku janë shfaqur 3.000 raste me Omicron. Sipas kësaj, pas marketeve dhe transportit publik vendosja e maskave është bërë e detyrueshme edhe në shumë vende të mbyllura si sallat e kinemasë dhe teatrove.

Po ashtu për herë të parë është kaluar në zbatimin e pasaportës së vaksinimit si dhe do të kërkohet dokumenti që tregon marrjen e të paktën 2 vaksinave ose rezultatin negativ të testit gjatë hyrjeve në ambiente të tilla si klube nate ku mblidhet një numër i madh i personave. Rregulli do të zbatohet për ambientet e mbyllura ku ndodhen mbi 500 persona, ambientet e hapura me mbi 4.000 persona dhe për çdo ambient me mbi 10 mijë persona.

Lexo më shumë  Putini godet Ukrainën për Krishtlindje, bombardon infrastrukturën energjetike – NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Krahas këtyre masave që nga sot në Britani ka rifilluar praktika për të punuar nga shtëpia. Në udhërrëfyesin e qeverisë kërkohet që “këtë ta zbatojnë punonjësit e zyrës që mund të bëjnë punën e tyre në shtëpi”.

Në ditën e parë të kësaj zbatueshmërie në stacionet e mjeteve të transportit publik dhe stacioneve të tjerë janë vërejtur më pak të populluara dhe disa vende më të boshatisura në krahasim me ditët e tjera.

Pas rritjes me shpejtësi të rasteve të variantit Omicron, në vend niveli i alarmit nga 3 u rrit në 4 ndërsa ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se varianti Omicron përhapet shumë më shpejt se variantet e tjera dhe se deri në fund të muajit në Britani mund të regjistrohen mbi 1 milion raste me Omicron.

Edhe ekspertët kanë paralajmëruar se në vend mund të humbin jetën nga 25 deri në 75 mijë persona nëse nuk merren masa të ashpra kundër variantit Omicron.

Britania me 170 mijë vdekje është në pozicionin e vendit ku janë shënuar më shumë vdekje me burim COVID-19 në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *