Lajme

Covid-19 në Shqipëri, Zëri i Amerikës: Infektimet ranë në nivelin më të ulët që nga java e fundit e muajit gusht

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan gjatë javës së fundit (7-13 dhjetor) një rënie, ndonëse, ndryshe nga java pararendëse, testimet u rritën. Për pasojë pozitiviteti, ra në nivelin më të ulët që nga java e e fundit e muajit gusht.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se numri i të infektuarve rishtazi ra me 6 përqind, duke zbritur në një total prej 2023 rastesh, ose 129 më pak se java pararendëse.

Të hënën, u shënua dhe niveli më i ulët me 138 të prekur në 27 bashki të vendit: 51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.

Lexo më shumë  Komuna e Obiliqit nënshkruan dy memorandume me Ministrinë e Mjedisit

Ndërsa javën e kaluar, rënia i dedikohej tërësisht uljes së fortë të testimeve, këtë herë bie në sy fakti se numri i tamponëve të kryer, u rrit me 17.4 përqind, duke kapur një total prej 16191 tamponësh.

Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 12.4 përqind, ose 3.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti, është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në të kundërt të kësaj tendence, viktimat u rritën në numër. Gjatë avës së fundit ishin 25 qytetarë që humbën jetën, ose dy më shumë. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi për 6 humbje jete: një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Ndërkaq situata në spitale, ka mbetur thuaje e njejtë, me përjashtim të faktit që në katër ditët e fundit ëstë shënuar një rritje e lehtë e pacientëve që trajtohen në terapi intensive. Deri të hënën pasdite kishte 147 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje të rënduar./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *