Lajme

Më shumë se gjysmë miliardi njerëz drejt varfërisë ekstreme për shkak të kostove shëndetësore

YouTube player

Më shumë se gjysmë miliardi njerëz në rang global po shtyhen drejt një varfërie ekstreme për shkak të pagesave shëndetësore.

Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizojnë nëpërmjet raporteve të publikuara në Ditën e Mbulimit Universal të Shëndetit, ndikimin shkatërrues të COVID-19 në aftësinë e njerëzve për të marrë kujdes shëndetësor dhe për të paguar për të.

Ndërkohë, raportohet se pandemia gjithashtu shkaktoi krizën më të rëndë ekonomike që nga viti 1930, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për njerëzit që të paguajnë për kujdesin shëndetësor.

“Të gjitha qeveritë duhet të rifillojnë menjëherë dhe të përshpejtojnë përpjekjet për të siguruar që çdo qytetar i tyre të ketë akses në shërbimet shëndetësore pa frikë nga pasojat financiare. Kjo nënkupton forcimin e shpenzimeve publike për shëndetin dhe mbështetjen sociale dhe rritjen e fokusit të tyre në sistemet e kujdesit shëndetësor parësor që mund të ofrojnë kujdes thelbësor afër shtëpisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Lexo më shumë  Si po shet Rama Shqipërinë për 1 euro tek deputetët dhe miqtë e tij!

Por, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se me afrimin e shpejtë të vitit të tretë të pandemisë duhet “urgjentisht të forcojmë sistemet tona shëndetësore për të përmbushur nevojat e të gjithëve, duke përfshirë ato të shëndetit mendor”.

Raportet e reja të OBSH dhe Bankës Botërore paralajmërojnë gjithashtu se vështirësitë financiare ka të ngjarë të bëhen më intensive ndërsa varfëria rritet, të ardhurat bien dhe qeveritë përballen me kufizime fiskale më të forta.

Drejtori Global për Shëndetin, Ushqyerjen dhe Popullsinë në Bankën Botërore, Juan Pablo Uribe tha se qeveritë do të duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për të mbrojtur dhe rritur buxhetet shëndetësore.

Sakaq në vitin 2020, u ul ndjeshëm imunzimi nga turbekulozi dhe malaria, duke rritur kështu edhe numrin e vdekjeve.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Financimet nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, Banka Botërore ka shpërndarë mbi 157 miliardë dollarë për të luftuar ndikimet e pandemisë në shëndetësi dhe ekonomi. Financimi po ndihmon më shumë se 100 vende të forcojnë gatishmërinë ndaj pandemisë, të mbrojnë të varfërit dhe vendet e punës.

Banka po mbështet gjithashtu mbi 60 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, më shumë se gjysma e të cilave janë në Afrikë, me blerjen dhe vendosjen e vaksinave kundër COVID-19, dhe po vë në dispozicion 20 miliardë dollarë financim për këtë qëllim deri në fund të vitit. 2022.

Ndërkohë Komisioni Evropian nënshkroi të hënën një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro me Bankën Polake të Zhvillimit, për të mbështetur vaksinimin anti-COVID në vendet lindore. /euronews albania/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *