Bota

VIDEO / Politikanët brazilianë i zgjidhin debatet mes tyre me grushte në ring

BRAZIL – Ndonjëherë debate televiziv apo ai nëpërmjet rrjeteve sociale nuk mjafton. Një gjë e tillë ka ndodhur mes dy politikanëve në Brazil, të cilët kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit, por duke u përballur në ring mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut.

Lexo më shumë  Irani lëshoi raketë drejt Turqisë, NATO-ja del me reagim

Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva, i cili njhet edhe me pseudonimin Mirico, thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira.

Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht. Më datë 12 dhjetor, në në shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e ti dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin “Jezus”. Nga ana tjetër kryebashkiaku u shfaq i etur për fitore, por fansat e tij thanë se ai mori disa goditje të dhimbshme. Megjithatë në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *