Man Utd anulon stërvitjen, shkak rastet me Coronavirus
Manchester Unitedi e ka anuluar stërvitjen e ditës së sotme.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi anglez përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Express.
Disa persona në klub kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe “Djajtë e Kuq” nuk kanë rrezikuar për ta përhapur edhe më shumë
“Duke pasur parasysh gjendjen në ekip, kemi marrë vendim të anulojmë stërvitjen pasi prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit
Manchester Unitedi mund ta anulojë edhe ndeshjen e së martës në Premierligë ndaj Brendtfordit.
Rruga Press