Lajme

Negociatat për anëtarësim, në dhjetor mundësia e fundit për vendimmarrje brenda 2021

Mundësia e fundit për një vendimmarrje mbi procesin e zgjerimit për vitin 2021, janë dy takimet që do të zhvillohen më 14 dhjetor kur mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe më 16 – 17 dhjetor kur mblidhet Këshilli Evropian.

Në agjendën e takimit më 14 dhjetor një ndër çështjet që do të bisedohet është edhe zhvillimi i Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Mbledhja e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme i paraprin takimit të Këshillit Evropian, i cili do të mbahet 16 Dhjetor 2021 me prezencën e Krerëve të Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Të dy këto takime të institucioneve të BE-së janë tepër të rëndësishme për vendimmarrjen mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë. Bullgaria është shprehur se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, Sofja ka shprehur dakordësinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare./euronews/

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *