Bota

Lira arrin nivelin më të ulët, protesta në Stamboll për shkak të krizës ekonomike

Mijëra persona marshuan në Stamboll kundër varfërisë në vend si dhe për të kërkuar rritjen e pagës minimale.

Turqia është nën valën e një krize të rëndë monetare: lira turke ka prekur minimumin historik përballë dollarit, duke humbur pothuajse 30% të vlerës vetëm në muajin e fundit.

Inflacioni vjetor është më shumë se 20%, duke shënuar 10 herë më pak fuqi blerëse. Presidenti Erdogan i kërkoi popullit të ketë besim në modelin ekonomik që po ndiqet nga qeveria: objektivi është ai i uljes së taksave të interesit për të lehtësuar eksportimet, me efektin kolateral të rënies së lirës turke dhe rritjes së inflacionit.

Lexo më shumë  Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Për këtë arsye Erdogan i ka kërkuar turqve që të konvertojnë në lira kursimet e tyre në valutë të huaj, në mënyrë që të mbështesin vendin. Por kursimtarët vendas po largohen dhe aktualisht kuota e depozitimeve në valutë të huaj në banka është më pak se 60%.

Situata është shumë e tensionuar: radhët para dyqaneve të ushqimeve dhe stacioneve të shërbimeve janë gjithnjë e më të shpeshta pasi të gjithë i shqetësohen rritjes së mëtejshme të çmimeve. Zhvlerësimi i lirës ka shkatërruar ekonomitë familjare dhe të shtresës së mesme, ka ndërprerë furnizimin me disa prej ilaçeve.

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë

Në kuadër të zgjedhjeve të 2023-shit, presidenti turk ka premtuar rritje të pagave, që mund të mos mjaftojnë për të mbuluar inflacionin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *