Aritmia kardiake i jep fund karrierës së Agueros: në Spanjë të sigurtë, të mërkurën do t’i japë lamtumirën futbollit
Rreth një muaj pas deklaratës zyrtare të Barcelonës që njoftonte mungesën e detyruar të Sergio Agueros për tre muaj, një lajm i keq vjen nga Spanja: Kun do të largohet nga futbolli. Sipas asaj që shkruan El Periodico, sulmuesi argjentinas ka pranuar se nuk mund të vazhdojë më të luajë në nivele të larta, pasi u ndalua për një aritmi në zemër gjatë ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor dhe do të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për t’u tërhequr.
33 vjecar, Aguero ishte rikthyer në La Liga në verë, pas përvojës së tij te Atletico Madrid, për të veshur fanellën e Barcelonës pas 10 vitesh të kaluar Manchester City në të cilën ai fitoi 15 tituj, një titull golashënuesi dhe vendosi disa rekorde klubesh.
NASRI: “AGUERO DO TË TËRHIQET”
Samir Nasri, ish-shoku i skuadrës së Agueros te Manchester City, foli ditët e fundit në një program televiziv francez në Canal+ duke konfirmuar, dukshëm i prekur, se njoftimi për tërheqjen e sulmuesit argjentinas nga futbolli është i afërt: “Aguero më dërgoi një mesazh, duke konfirmuar se ai do të tërhiqet”.
Rruga Press