Rizvanolli-Haradinajt: Është e pakuptimtë që çështja e gazit ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka replikuar deputetit të AAK-së, Ramush Haradinajt, në lidhje me çështjen e gazit.
Sipas Rizvanollit, argumenti që përdori Haradinaj se lidhja e gazit ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i pakuptimtë.
“Pyetja si do ta kalojmë dimrin është shumë valide, por lidhja që po e bëni me gazin dhe countor globalin s’është e saktë. Për këtë do të flasim më vonë. Kriza për energji që po përballet bota dhe rajoni është gjendje e jashtëzakonshme dhe është shkaktuar prej çmimeve të gazit. Me ndërtu argument për lidhjen e gazit me çmim është e pakuptimtë. Deri tash ne kemi qenë më pak të prekur se shtetet e rajonit, kemi pasur nevojë më pak nevojë për import. Shtetet e rajonit veçse kanë pasur subvencione. Ne qëndrojmë mirë dhe kemi qëndruar mirë deri tash për shkak se kemi arritur kërkesën ta mbulojmë prej kapaciteteve vendore”, ka thënë ajo.
Rruga Press