Bota

Shpërthimi i gazit në Itali, rritet numri i viktimave

Shpërthimi i gazit që çoi edhe në shembjen e 4 ndërtesave në Ravanuza të Italisë ka shkaktuar të paktën 7 viktima.

Ky është bilanci dy ditë pas tragjedisë, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit janë ende duke punuar për të nxjerrë nga rrënojat ndonjë të mbijetuar.

Natën e së dielës, zjarrfikësit nxorën 4 trupa të pajetë nga rrënojat. Mes viktimave ishte edhe një infermiere, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, si edhe bashkëshorti i saj.

Lexo më shumë  Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Katër viktimat u gjetën në të njëjtin vend, në katin e tretë të ndërtesës me 4 persona që u shemb pas shpërthimit.

Të vetmet që mbijetuan nga shpërthimi janë dy gra, të cilat u nxorën nga rrënojat natën e së shtunës.

Zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se do të vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, e më pas do të heqin rrënojat.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Inspektorët dhe hetuesit thanë se do të punojnë për të identifikuar pikën ku është shkëputur tubi i gazit, që shkaktoi tragjedinë.

Karabinierët raportojnë se teknikët e kontrollit të gaz-metanit e kishin testuar funksionimin e tubave të gazit vetëm 5 ditë përpara se të ndodhte shpërthimi.

Karabinierët shtojnë se teknikët nuk kanë konstatuar ndonjë avari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *