Moti i keq, rrëzohen gurët nga Kalaja e Lezhës, rrezikohen shtëpitë dhe kalimtarët
LEZHË – Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit javën që lamë pas, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Lezhës, teksa janë raportuar rënie të gurëve nga kalaja e qytetit. Tre gurë të mëdhenj antik kanë rënë pra tre ditësh, duke sjellë frikë tek banorët poshtë kalasë dhe kalimtarët që kalojnë në rrugë. Kjo situata problematike është shfaqur prej të paktën 4 vitesh dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikes.
Banorë të zonës e kalimtarë e konsiderojnë situatën e krijuar problematike dhe mjaft të rrezikshme. Ata fajësojnë institucionet përgjegjëse për mungese ndërhyrje, për shmangien e rrëshqitjes së gurëve. Ndërkohë, krahas rrezikut për zonën e banuar, rrëshqitja e gurëve antik është një dëm i madh dhe për historinë Lezhës.
Rruga Press

