Studimi izraelit: Doza e tretë e Pfizer efektive kundër Omicron
Sipas studiuesve izraelitë, tre doza të vaksinës Pfizer janë efektive kundër variantit Omicron. Gjetjet e hulumtimit janë të ngjashme me ato të paraqitura nga BioNTech dhe Pfizer në fillim të kësaj jave, që është një tregues i hershëm se dozat përforcuese mund të luajnë një rol kritik në mbrojtjen kundër variantit të ri.
Studimi, i kryer nga Qendra Mjekësore Seba dhe Laboratori Qendror i Virologjisë së Ministrisë së Shëndetësisë, krahasuan të dhënat e 20 personave që kishin marrë dy doza të vaksinës 5-6 muaj më parë me të njëjtin numër njerëzish që kishin marrë një dozë përforcuese disa muaj më parë.
“Personat që kanë marrë dozën e dytë pesë apo gjashtë muaj më parë nuk kanë aftësinë për të neutralizuar Omicron, tha Gili Regev-Yochai, shefja e Njësisë së Sëmundjeve Infektive Seba.
Ekipi izraelit tha se kishte punuar me virusin e vërtetë, ndërsa kompanitë përdorën një pseudovirus, që ishte prodhuar në mënyrë industriale mutacionet që janë karakteristike të Omicron. Hetimi izraelit pason një studim nga Afrika e Jugut, i cili zbuloi se varianti Omicron mund ti shpëtojë mbrojtjes së ofruar nga dy dozat.
Rruga Press