Lajme

Akset ku kalohet me zinxhirë, dëbora bllokon Dibrën

Gjatë natës janë shënuar temperatura të ulëta nga -5 deri -10 gradë në zonat e thella në lartësi. Në të gjitha akset ka pasur probleme nga ngricat, ndaj është këshilluar përdorimi i zinxhirëve.Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan. Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.

Lexo më shumë  Avokati Niniq, në lidhje me hetimin e Beogradit për rastin e Banjskës: Pyetja është nëse Vuçiqi do të arrijë ta bindë Radoiçiqin të sakrifikohet për të

Aksi kombëtar Peshkopi – Burrel – Tiranë kalimi bëhet pa probleme, por duhet kujdes tek pishat e Bulqizës gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet pa zinxhirë gjatë ditës, por natën dhe orët e para të mëngjesit këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse për shkak të ngricave.

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë. Policia rrugore porosit drejtuesit e mjeteve, kryesisht ato që vijnë nga Tirana ose rrethe të tjera që të përdorin gomat e dimrit dhe mjete antirrëshqitëse(zinxhirë).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *