Lajme

Përmbytjet në Fier/ Bie niveli i prurjeve në lumin Vjosa, banorët evakuuohen

FIER– Banorët në qytetin e Fierit janë evakuuar nga përmbytjet të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme. Mësohet nga prefektura e Fierit, se për momentin situata është normalizuar mirëpo sipërfaqet e tokave bujqësore janë ende nën ujë. Prurjet në lumin Vjosa kanë rënie, ndërkohë që sot janë larguar ujërat që bllokuan ditën e djeshme qarkullimin. Raportohet se familjarët kanë kaluar natën te familjarët e tyre, në zonat ku nuk ka pasur rrezik për përmbytje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në takim me Hoaliang Xu, vlerëson partneritetin me UNDP

INFORMACIONI:

Ne vjose nga ana e Ferrasit dhe Levanit te Fierit ka renie te nivelit te prurjeve . Situate eshte normalizuar ,por persa i perket siperfaqeve te tokave bujqesore jane nen uje por edhe keto jane ne renie , gjithashtu banesat deri ne mbremje kane qene te bllokuara sot ujrat jane larguar por kane lene pas balte e llumrat, familjaret kane fjetur te te afermit e tyre mbremjen e djeshme. Po ashtu edhe rruga nacionale Levan Mifol , cila dje ishte pakalushme nga ujrat sot eshte ne qarkullim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *