Lajme

OSBE: Serbia po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon

STOCKHOLM/VIENË – Serbia po rrezikon paqen dhe stabilietin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin  tonë. Kështu janë shprehur kryetarja e OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde dhe sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid, të cilat vlerësuan se, miratimi i një sërë konkluzionesh në Asamblenë e Republikës Serbe që bëjnë thirrje për një tërheqje të njëanshme nga nivelet e shtetit dhe të entiteteve kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe rajon. Linde dhe Schmid u bënë thirrje të gjitha palëve që të rivendosin funksionalitetin e plotë të institucioneve të nivelit shtetëror dhe të angazhohen në dialog politik konstruktiv në mënyrë që të arrihet një konsensus për të mirën e të gjithë qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Ann Linde beson se masa çon në një përshkallëzim të tensioneve dhe është në kundërshtim me atë që është arritur në 26 vjetët e fundit.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë në Republikën Serbe që të përmbahen nga veprimet politike negative që shkaktojnë ndarje,” tha Linde, e cila vijoi më tej duke shtuar se, rrezikimi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues të BeH mbart me vete rrezikun e rrezikimit të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës

Ndërsa, sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid tha se kriza e vazhdueshme po ndikon në ekonomi, duke dekurajuar investimet dhe duke ngadalësuar reformat kryesore.

“Për fat të keq, barra e kësaj krize do të bjerë sërish mbi qytetarët që tashmë po përballen me rritje të papunësisë, korrupsionit dhe mangësive shëndetësore”, pohon ajo.

Marrë nga OSCE.ORG

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *