Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës
Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhen shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.
Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.
Rruga Press