Lajme

Zbulohet statuti që do të miratojë Kuvendi i Berishës: Basha, “non grata” dhe drejtimi PD-së

Kulmi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha sot në “Air Albania” do të jetë miratimi i statutit të ri të PD-së.

Qëllimi kryesor është shkarkimi i Lulzim Bashës. Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri deri ne konstatimin e organeve të reja që do të jo më vonë se katër muaj, partia do të drejtohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që do të përbëhet nga 15 personalitete. Më pas parashikohet një zgjedhjeve e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë.

Lexo më shumë  Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Në draft statutin e ri që do të miratohet është shtuar edhe neni 66 që nuk njeh përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi u shpall “non grata” nga SHBA. “Cdo akt i organeve të partisë Demokratike i ndërmarrë para hyrjes së fuqi të këtij statuti që bie ndesh me dispozitat e tij shfuqizohet automatikisht” thuhet në nenin 66.

Lexo më shumë  “Më doli një takim urgjent me sauditët”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, i tregonte edhe për takimet e Ramës me përfaqësuesit ndërkombëtarë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *