Lajme

Fryhen Vjosa dhe Drinosi, jugu i Shqipërisë nën kërcënimin e përmbytjeve

VLORË/GJIROKASTËR – Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, nuk kanë kursyer as zonën e jugut të vendit, ku janë shënuar përmbytje të mëdha, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër. Mësohet se, fryrja e lumenjve Vjosa dhe Drinos si edhe përrenjtë që derdhen në to kanë shkaktuar përmbytje në Gjirokastër. Përmbytje ka edhe në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, pikërisht në vendin ku lumi i Shushicës bashkohet me Vjosën. Po në Gjirokastër, janë vërejtur problem në përrpin e Çullos, i cili ka përmbytur biznese dhe shtëpi në lagjen Granicë të qytetit, kurse rruga është bllokuar për shkak të rënies së dherave.

Lexo më shumë  Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Evropë

Ndërkohë, fshatrat përreth grykëderdhjes së Vjosës në Novoselë të Vlorës janë të rrezikuar nga përmbytjet pasi reshjet vijojë dhe pritet që niveli i ujit të ngrihet edhe më tepër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *