Lajme

INCIDENTI i parë!Furgoni futet në oborrin e selisë së PD, brohorasin: Rroftë Berisha

TIRANË– Një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar një incident në selinë blu. Mësohet se mëngjesin e sotëm, një furgon i bardhë është futur në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke “xhiruar” gomat.

Ky furgon i bardhë, sipas raportimeve dyshohet se është përdorur për transportin e delegatëve dhe anëtarëve të PD nga rrethet në Tiranë, për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.

Lexo më shumë  Gjiganti botëror Reuters: Brukseli i bën presion Shqipërisë ndërsa resorti i Kushnerit rrezikon të shkelë ligjin mjedisor të BE-së

Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *