Dëbora arrin deri në 20 cm në Kukës, rrugët të gjitha të kalueshme
KUKËS – Moti i keq me reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Qarkun e Kukësit, ku mësohet se lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.
Sipas raportimeve, për momentin nuk ka asnjë problem me kalueshmërinë në rrugët nacionale, ndërkohë që vijon puna në mënyrë konstante për pastrimin e akseve nga dëbora, hedhja e kripës dhe largimi i inerteve që kanë rënë në disa segmente rrugore në qark.
Ndërkohë, e njëjta situatë është edhe për rrugët rurale, të cilat për momentin janë të gjitha të kalueshme. Po ashtu, për momentin nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Rruga Press

