Përroi i Çullos del nga shtrati! Bllokohet unaza e qytetit, mbushet me inerte
GJIROKASTËR– Reshjet e shiut kanë bërë që Përroi i Çullos në Gjirokastër të dalë nga shtrati. Kjo ka sjellë problematikë në qarkullim, pasi dalja nga shtrati e përrroit ka bllokuar unazën e qytetit që lidh lagjen Granicë me lagjen Gërhot në hyrje të qytetit.
Rruga është mbushur me inerte duke vështirësuar qarkullimin.
Rruga Press

