Lajme

Erë e fuqishme, stuhi dhe dëborë! Sot, rënie temperaturash (HARTA LIVE)

TIRANË– Stuhi, dëborë në zonat malore dhe temperatura të ulëta! Ky është moti që do të jetë prezent ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb deri pasdite sot situata meteorologjike vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës. Gjithashtu në zonat malore do ketë reshje të dendura dëbore pasi do ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit

Lexo më shumë  Qeveria vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës, kufizohen marzhat e fitimit

Parashikohet që vetëm orët e vona të pasdites të përmirësojnë disi kushtet e motit duke bërë që herë pas herë të ketë pauzë të reshjeve. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -2°C deri në 13 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 65km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

Lexo më shumë  Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *