Bota

Sekretari Blinken në Britani për të nxitur strategjinë amerikane për Indo-Paqësorin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të premten në Liverpul, Angli, për të filluar takimet me ministrat e jashtëm për të diskutuar rreth Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai do ta vazhdojë udhëtimin e tij deri më 17 dhjetor drejt Indonezisë, Malajzisë, Tajlandës dhe Hauait.

Kryediplomati amerikan do të takohet të premten me udhëheqësit e G-7ës, përfshirë Sekretaren e Jashtme britanike Liz Truss dhe Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Udhëtimi i Sekretarit Blinken është pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të avancuar më tej “partneritetin strategjik” me ASEAN-in, ndërsa administrata e Presidentit Biden synon të fillojë në vitin 2022 një kuadër të ri ekonomik në rajonin Indo-Paqësor.

Presidenti Biden duke iu drejtuar samitit të ASEAN-it në tetor 2021
Presidenti Biden duke iu drejtuar samitit të ASEAN-it në tetor 2021

Për herë të parë, vendet anëtare të ASEAN-it janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy ditor të ministrave të jashtëm dhe të zhvillimit të G-7ës që po zhvillohet në Liverpool. Në Grupin e Shtatëshes marrin pjesë vendet demokratike më të pasura të botës.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Në axhendën e Sekretarit Blinken janë parashikuar takime me disa nga homologët e tij nga Azia juglindore në kuadrin e punimeve të G-7ës, përpara se ai të niset drejt rajonit Azi-Paqësor javën e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *