Kuriozitete

“Ulërinte dhe më fyente”, pronari sillej keq, gruaja i vë flakën fabrikës ku punonte

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë, ku një punonjëse i ka vendosur zjarrin fabrikës ku punonte pasi pronari sillej shumë keq.

Sipas mediave të huaja, fabrika e vajit në qytetin Prapakorn të Tajlandës është bërë shkrumb e hi.

Mësohet se pavarësisht se forcat zjarrfikëse arritën në vendngjarje e kishin të pamundur që të fiknin zjarrin, pasi edhe lënda që po digjej ishte vaji.

Pas hetimeve, policia zbuloi se zjarri ishte vënë nga një punonjëse e fabrikës. Ka qenë vetë punonjësja e cila ka treguar se i ka vënë flakën pasi pronari i fabrikës sillej shumë keq.

 “Ai më fyente dhe ulërinte përherë. Punoj prej 9 vitesh këtu dhe ai më ka shkaktuar stres çdo ditë”, tha ajo para policëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *