Rrënohet një ndër oxhaqet më të mëdhenj në Skoci
Oxhaku i ish-qendrës së energjisë elektrike në Fife të Skocisë është rrënuar me shpërthimin e kontrolluar.
Oxhaku 183 metra i gjatë ishte struktura më e gjatë në krejt Skocinë dhe konsiderohej si objekti më i njohur në rrethinë.
Kompania energjetike rrënoi strukturën nën sloganin “Historia e Thëngjillit”.
Struktura të tjera të energjisë me thëngjill janë shembur në krejt Skocinë.
Termocentrali, njëri prej më të mëdhenjve në Evropë, kishte nisur gjenerimin e energjisë në vitin 1970.