Lajme

Kriza energjetike, Kurti: Ministrat të marrin veprimet e nevojshme që të sigurojnë stabilitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që të marrin masat e nevojshme që të sigurojnë stabilitet me furnizim të energjisë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Ftoj ministrat të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme që të sigurojnë stabilitet me furnizim të energjisë dhe kjo të jetë e përballueshme për qytetarët tanë”, tha ai.

Kurti shtoi tutje se deri tani kanë mundur të evitojnë efektet e krizës energjetike.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë

“Kriza energjetike ka prekur Evropën e rajonin që prej disa muajsh, e tani po troket edhe në derën tonë, deri më tash kemi arritur të evitojmë efektet e kësaj krize, falë kapaciteteve tona të prodhimit të energjisë mirëpo zgjatja e krizës dhe rritja e konsumit gjatë muajve të dimrit i tejkalojnë kapacitetet vendore”, pohoi ai.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se që së shpejti në Qeveri do të sjellë rekomandimet se si të tejkalohet kriza.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

“Ministria e Ekonomisë e ka përcjellë nga afër krizën me energjinë. Kam krijuar një task forcë teknike e cila e ka vlerësuar situatën, parashikimet e nevojat e sektorit. Kam pasur takime me homolog nga Shqipëria e Mali i Zi, për të parë mundësitë e bashkëpunimit, në mënyrë që të ndihmojmë njëra tjetrën. Besoj që shumë shpejt do të vijë në Qeveri me rekomandimet specifike për të kaluar ketë krizë”, pohoi ajo.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *