Lajme

ARRSH: Ja rrugët ku duhen zinxhirë dhe goma dimërore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës. Sipas ARRSH reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin nuk kanë sjellë probleme për bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Ndërkohë në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14 dhe Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore. Në këto akse drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me me zinxhirë dhe goma dimërore.

Lexo më shumë  Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Lexo më shumë  Ambasadori i ShBA-së në NATO viziton Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *