Covid-19 në Shqipëri, dy humbje jete dhe 222 raste të reja. Harta dhe situata në spitale
Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën dy pacientë, ndërsa nga 1928 testime të realizuara kanë rezultuar të infektuar, 222 qytetarë. Ndërkohë janë shëruar 493 pacientë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë evidentuar: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Në të gjithë vendin janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.
Statistika (09 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 222
Të shëruar në 24 orë 493
Të shtruar në spitale 142
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,928
Testime totale 1,413,555
Raste pozitive 202,863
Raste të shëruara 194,026
Raste Aktive 5,709
Humbje jete 3,128
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,692
Fier 628
Gjirokastër 537
Shkodër 441
Durrës 363
Berat 250
Elbasan 242
Vlorë 205
Lezhë 159
Korçë 105
Kukës 49
Dibër 38
RrugaPress