Lajme

Studimi: Nëse vaksinoheni pasdite do të keni më shumë antitrupa

Një studim i ri sugjeron se koha e ditës kur një person vaksinohet, mund të ketë një ndikim në përgjigjen imune të trupit

Sipas një studimi të ri shkencor amerikano-britanik, personat që vaksinohen pasdite zakonisht prodhojnë më shumë antitrupa sesa ata që vaksinohen në mëngjes. Megjithatë, ky zbulim duhet të konfirmohet nga hulumtime të tjera.

Studiuesit në Harvard dhe Universitetin e Oxfordit, të udhëhequr nga Dr. Elizabeth Clerman e Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe Departamentit të Neurofiziologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, publikuan në Journal of Biological Rhythms, gjetjet e tyre në antitrupa për gati 2800 profesionistë të kujdesit shëndetësor në MB të cilët ishin vaksinuar me Pfizer / BioNTech ose AstraZeneca.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Studiuesit zbuluan se përgjigjet e antitrupave ishin më të larta në mesin e njerëzve që ishin vaksinuar midis orës 15:00 dhe 21:00, krahasuar me ata që ishin vaksinuar më herët gjatë ditës.

“Këto gjetje duhet të merren parasysh për të përmirësuar efikasitetin e vaksinës,” pa marrë parasysh se në cilën orë ata vaksinohen, tha Elizabeth Clermann në një njoftim për shtyp.

Studimet e mëparshme kishin zbuluar se në rastin e vaksinës së gripit tek të moshuarit, nivelet e antitrupave ishin më të larta tek ata që ishin vaksinuar në mëngjes.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

“Vaksina Covid-19 dhe vaksina e gripit kanë mekanizma të ndryshëm veprimi dhe përgjigja imune mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme në varësi të faktit nëse sistemi imunitar njeh patogjenin nga infeksionet e mëparshme, si gripi, ose nëse është një virus i ri si coronavirusi “.

Por sigurisht nevojiten më shumë të dhëna, sepse nëse nivelet e antitrupave rriten pasdite, atëherë ka të ngjarë të rriten edhe efektet anësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *