Bob Dole nderohet në Capitol
Bob Dole u nderua në Capitol të SHBA-së, ndërsa presidenti Joe Biden dhe të tjerë u mblodhën përreth arkivolit të tij.
Biden, një mik i vjetër, tha se Dole, ish-senatori republikan dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, është gjigant i historisë amerikane.
“E vërteta është, aq sa ne jemi të ndarë, e vetmja rrugë përpara për demokracinë është uniteti – konsensusi – e vetmja rrugë”, u tha Biden të mbledhurve. “Ne mund të ndjekim mençurinë e tij dhe të vërtetën e tij të përjetshme dhe të arrijmë konsensus mbi parimet themelore për të cilat jemi dakord të gjithë”.
Ceremonia mblodhi rreth 100 të ftuar dhe kongresistë, ndërsa arkivoli i Dole i mbështjellë me flamurin amerikan, u vendos në mes. Dole, i cili shërbeu gati 36 vjet në Kongres, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, raporton AP.
Biden tha se Dole “i përket këtij vendi, ky tempull i lirisë dhe tempull i mundësisë”, duke shtuar se “Ai gjithashtu ishte një gjigant i historisë sonë”.
Rruga Press