Prej kësaj që po ndodh në Bosnje kuptojmë se kush e ka shtyrë përpara ndarjen e Kosovës
Shkruan Sebastian Zonja
Prej kësaj që po ndodh në Bosnje kuptojmë se kush e ka shtyrë përpara ndarjen e Kosovës. Teza mund të shkruhet në anglisht apo frengjisht, por tani e kuptojmë në cilën kuzhinë u gatua.
Unë dua një atdhe më të mirë së pari, pastaj të bashkuar.
Me ça lehtësie artikulohet zvogëlimi i trojeve është e trishtë ta dëgjosh.
Jo më kot mburremi se kemi qenë ilirë, se kjo mendësi na turpëron sot.
Kemi mbetur një cop tokë buzë Adriatikut, sepse kompromisi me më të fortin është gjëja e parë dhe e vetme që duam.
Më gjeni një elitë tjetër intelektuale që kalëron tezën e zvogëlimit të atdheut.
E bëjnë ukrainasit për pjesën e tyre lindore?
Rruga Press