Bota

Kush e ka radhën? Pas Berishës, zbulohet lëvizja e dytë e SHBA-së

Zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë dy ditë përpara Kuvendit që ka thirrur Sali Berisha ditën e shtunë në “Air Albania” me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vizitën në Tiranë zyrtari i lartë amerikan e nisi me liderin e PD-së. Takimi që zgjati më shumë se një orë me kryedemokratin dhe kupolën drejtuese të PD-së u pasua me një bisedë të shkurtër kokë më kokë mes Escobarit dhe Bashës.

Lexo më shumë  Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin istikamet ruse – pamje nga vija e parë e frontit

Por cfarë u bisedua në takim?

Një burim i tha gazetarit të “ABC” Juxhin Mustafaraj se Gabriel Escobar i tha Lulzim Bashës se “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”.

Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, ky është hapi i radhës, i dyti që ndërmerr Amerika për të goditur korrupsionin.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit ku shënjestëroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.

Po në Shqipëri kush e ka radhën? /abcnews/

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *