Lajme

Po dilte nga porti i Durrësit, trageti përplaset me kalatën

Një traget duke u munduar që të dalë nga porti i Durrësit, ka goditur një kalatë, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës.

Kështu incidenti ka shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit, ndërsa autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, për pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal.

Lexo më shumë  SafeJournalists denoncon rrezikun për gazetarët gjatë protestës së opozitës në Tiranë

“Në datë 9.12.2021, rreth orës 01:43, në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit. Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal. Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje! Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur dhe u morën masa për riparimin e dëmeve.” – bën me dije policia. 

Lexo më shumë  Kryeparlamentarja Haxhiu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dihet kush ishte agresori

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *