Sport

Emocione të mëdha në “Air Albania”, Kukësi bie përballë Laçit

Java e 12-të e Superiores u mbyll me një fitore të Laçit në “Air Albania” kundër Kukësit. Në një ndeshje shumë të fortë e të bukur, me raste dhe emocione, ekipi i Mirel Josës merr më të mirën duke kthyer me këmbë në tokë Kukësin që vinte pas 3 fitoreve radhazi.

Në “Air Albania” dhe nën reshjet e shiut, kurbinasit shokojnë skuadrën e Longos me 2 gola të shpejtë, ndoshta mungesë vëmendje dhe përqëndrimi.

Në dy minuta, fillimisht në 11’, Bruno Lulaj gabon me një pasim nga i cili përfiton Mazrekaj me këtë të fundit që nxjerr vetëm Guindo dhe shënon.

Lexo më shumë  Kumbulla në formacionin e javës në La Ligë

Ende pa e marrë veten, verilindorët ndëshkohen sërish nga sulmuesi i Laçit në minutën e 13’ i cili realizon me asistin e Zarubicës.

Dy golat e shënuar hapin lojën dhe skuadrat mund të shënojnë si në njërën asht edhe në portën tjetër. Fillimisht Taipi gjuan fort por kalon pranë shtyllës ndërsa Lushkja e Mazrekaj shpërdorojnë raste të tjera. Në shtesën e pjesës së parë Kukësi gjen golin me Lulaj por anulohet nga VAR-i.

Pjesa e dytë rihap ndeshjen pasi në 55’ kroati Besa i cili tund rrjetën pas një krosimi perfekt.

Në 60’, Laçi për pak shënon golin e tretë që do të mbyllte dhe sfidën kur me Zarubicën topi “qeth” shtyllën por minutat më pas flasin për skuadrën e Longos që hidhet në sulm total dhe në 88’ marrin një penallti për pengimin që shkakton në zone Ignatoviç. Ardit Hila nga pika e bardhë gabon në mënyrë trashanike duke goditur traversën dhe sfida merr fund këtu për të dyja skuadrat.

Lexo më shumë  Kosova më e suksesshmja në Kampionatin Ballkanik të xhudos për të rinj

Një fitore për Laçin që ngjitet në vend të 4 me 18 pikë ndërsa Kukësi mbetet i dyti por tanimë 4 pikë larg Tiranës kryesuese./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *