Bota

Arrestohet gazetari i njohur bjellorus Siarhei Satsuk

Redaktori i një media të njohur bjelloruse u arrestua të mërkurën pas një bastisjeje në banesën e tij.

Ai ishte objektivi i fundit goditjen gjithëpërfshirëse ndaj mediave të pavarura nga autoritetet bjelloruse.

Akuza që rëndonte mbi gazetarin ishte ryshfeti, të cilat ai i mohoi, ndërkohë që nëse shpallet fajtor mund të përballet me deri në 10 vjet burg.

Faqja e internetit ej.by, ku Satsuk punon, me një audiencë prej 10 mijë lexuesish, u bllokua të mërkurën.

Lexo më shumë  Moldavia: Rusia shkeli hapësirën ajrore

Siarhei Satsuk është gazetari i 30-të, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Bjellorusi, ose në pritje të gjyqit apo duke vuajtur një dënim.

“Gazetaria është bërë një nga profesionet më të rrezikshme në Bjellorusi,” tha Andrei Bastunets, kreu i Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve për AP.

“Situata me lirinë e fjalës në Bjellorusi është më e keqja në Evropë, autoritetet po privojnë qytetarët nga çdo informacion alternativ,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Ish-Këshilltari i Sigurisë në SHBA paralajmëron krizë globale: Trump Admiron Putinin dhe Kim Jong Un

Gazeta e Satsuk ka mbuluar në mënyrë aktive protestat, të cilat u motivuan nga zgjedhjet presidenciale të gushtit të vitit 2020, të cilat opozita dhe Perëndimi i hodhën poshtë si të manipuluara.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili mori një mandat të gjashtë në votim, u përgjigj me një goditje gjithëpërfshirëse ndaj protestuesve, nga ku më shumë se 35 mijë njerëz u arrestuan dhe mijëra të tjerë u përballën me dhunë fizike nga policia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *