Mirupafshim, Kancelare! Çfarë i tha Merkel pasuesit të saj Scholz në “dorëzimin e çelësave”
Për 16 vjet ajo ndoshta ka kaluar më shumë kohë këtu sesa në shtëpi…
Angela Merkel është historia si Kancelare Federale. Rreth orës 15:20 ajo u largua për herë të fundit nga Kancelaria Federale.
Dukej sikur se po nxitonte, u fut në limuzinën e saj vetëm pak minuta pas “dorëzimit të çelësit”.
Para kësaj, ajo kishte bëri një xhiro me nxitim nëpër Kancelari.
Bashkëpunëtorët e saj ishin mbledhur nëpër korridore e shkallë dhe e duartrokitnin me zë të lartë dhe këmbëngulës.
Ndoshta momenti më emocionues i gjithë ditës për kancelaren sepse shumë punonjës i kishin kaluar 16 vitet në kancelari me të.
Merkel i falenderoi të gjithë, përmendi edhe punonjësit në postë dhe kuzhinë.
Vetëm disa u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e dorëzimit, për shkak të koronës.
“Dorëzimi i çelësave” te kancelari i ri Olaf Scholz nga SPD ishte i shkurtër, por i ngrohtë.
“Merre shtëpinë në zotërim,” e nxiti Merkel.
“Është një nga detyrat më të bukura që ekziston, por ndonjëherë në mëngjes nuk e di se si do të zhvillohet dita deri në mbrëmje”, e paralajmëroi ajo.