Tensionet me Rusinë, Biden “tradhton” Ukrainën: Dërgimi i ushtrisë, jo opsion
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk e konsideron një opsion, dërgimin e ushtrisë në terren në Ukrainë, teksa tensionet me Rusinë sa vijnë e shtohen.
Ai njoftoi se presionin do ta përqendrojë kryesisht në kërcënimin me sanksione ekonomike.
“Nëse ai pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda. Po flas për pasoja ekonomike siç nuk janë vendosur kurrë më parë. Ai e di dhe përgjigja e menjëhershme ishte se e kuptonte këtë. Kjo nuk është në tryezën e negociatave. Ne kemi një detyrim moral dhe ligjor ndaj aleatëve tanë në NATO nëse ata do të sulmonin, sipas Artikullit Pesë. Është një obligim i shenjtë. Por ai detyrim nuk shtrihet edhe për Ukrainën. Kjo do të varet edhe nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të NATO-s, nëse do të dëshironin gjithashtu. Por idea që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcë në mënyrë të njëanshme kundrejt Rusisë që pushton Ukrainën, nuk është në letra për momentin”, tha Biden.
Rruga Press