Lajme

Zgjerimi i amfiteatrit të Durrësit, banorët: Çmimi i shpronësimit të banesave, qesharak

Amfiteatri i Durrësit, një nga objektet më të rëndësishme arkeologjike të vendit tonë dhe njëkohësisht një nga 30 amfiteatrot e botës antike të zbuluar nga Roma deri në Budapest,  pritet t’i nënshtrohet rikualifikimit dhe restaurimit të tij të plotë.

“Gjithë zona, nga Pallati i sportit deri në bregdet, nuk gjen banesa poshtë 1 mijë euro, ndërkohë shteti parashikon se shpërblimi do te jete 500 euro për metër katror”, thotë një nga banorët.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Projekti për të realizuar këtë parashikon edhe zgjerimin e amfiteatrit, përtej hapësirës që ka aktualisht. Kjo do të thotë që banesat që janë përreth tij dhe që shumica kanë breza të tëra që janë ndërtuar, duhet të prishen.

Pikërisht këtu duket se ky projekt ka hasur në kundërshtimin e pronareve të këtyre objekteve.

Banorët shprehen se nuk duan të bëhen pengesë për zbatimin e projektit, i cili pritet t’i japë një zhvillim më të mirë zonës dhe vlerave të amfiteatrit, por çmimi i dëmshpërblimit për ta është qesharak dhe i papranueshëm.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *