Lajme

Kurti uron kancelarin e ri gjerman dhe falënderon kancelaren Merkel për lidershipin në Evropë dhe botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kancelaren gjermane Angele Merkel me rastin e përfundimit të mandatit të saj në krye të Qeverisë gjermane dhe e ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti ka thënë se “sot i themi lamtumirë dhe faleminderit kancelares Merkel për lidershipin në Evropë dhe botë”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Një mirëseardhje e përzemërt kancelarit të ri, socialdemokratit me të cilin pres të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.

Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjedhur sot socialdemokratin Olaf Scholzin kancelarin e nëntë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për vendin më të populluar të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *