Bota

Alpinisti gjen thesarin në mes të borës, përfiton gjysmat e fitimeve

Një alpinist francez i cili ka gjetur një thesar në malin më të lartë të Europës ka përfituar gjysmën e vlerës prej 150,000 eurosh pasi autoritetet nuk mundën të gjenin pronarin e vërtetë.

Gurët e çmuar kishin mbetur të fshehur në një kuti metalike që ndodhej në bordin e një avioni indian që u rrëzua në peizazhin e shkretë rreth 50 vjet më parë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Alpinisti gjeti smeraldët, rubinët dhe safirët në vitin 2013, dhe tani ai është lejuar të mbajë gjysmën e gurëve, sipas një postimi në Facebook nga këshilli Chamonix-Mont-Blanc.

Ekspertët e gurëve të çmuar e ndanë ngarkesën në mënyrë të barabartë midis alpinistit dhe këshillit lokal, me çdo pjesë të vlerësuar në 75,000 euro, tha një zëdhënës i këshillit.

Këshilli tha se gurët e çmuar po transportoheshin në bordin e një Boeing 707 të Air India, “Kanchenjunga”, i cili u rrëzua në Mont Blanc në vitin 1966, dhe ku mbetën viktima  117 vetë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Gjatë viteve, alpinistët kanë gjetur në mënyrë rutinore mbetje, bagazhe dhe skelete njerëzore nga dy avionët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *