“Çfarë ndodh kur luan Pokemon Go në hapësirë”, miliarderi japonez niset me mision 12-ditor për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje
Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, është nisur për në hapësirë, ku planifikon që të gjithë eksperiencën e tij atje ta dokumentojë në YouTube, për 750 000 ndjekësit e tij.
Maezawa, i cili është një nga njerëzit më të pasur në Japoni, u nis nga Kazakistani, i shoqëruar nga producenti i filmave Yozo Hirano.
Të dy do të kalojnë 12 ditë në hapësirë, ku do t’i përgjigjen pyetjeve të tipit: “Çfarë ndodh kur luan Pokemon Go në hapësirë?”.
Nuk dihet ende se sa i ka kushtuar ky udhëtim miliarderit nga Japonia, por mendohet se mund të kushtojë rreth 40 milionë dollarë.
Shumë e përballueshme për një person që ka një pasuri prej 1,9 miliardë dollarësh…
Rruga Press