Mbi 76% e azilkërkuesve shqiptarë janë të rinj, thotë ish-drejtoresha e INSTAT
Mbi 76% e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian janë të moshës deri në 34-vjeç. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, e cila nënëvizoi se azili kërkohet kryesisht për arsye ekonomike.
Duke iu referuar shifrave të bëra publike nga Eurostat, znj. Nurja deklaroi se është rritur tendenca e largimit të të rinjve të arsimuar.
“Kjo do të çojë në një plakje të popullsisë shqiptare dhe Shqipëria nuk ka të ardhura të mira që të tërheqë të rinjtë”, u shpreh ajo.
Znj. Nurja theksoi se çdo vit largohen rreth 2500 studentë për të studiuar jashtë vendit dhe shumë pak prej tyre mund të rikthehen në Shqipëri.
Ajo tha se tej se duhet të ndërmerren politika sociale për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria. euronews
Rruga Press