Lajme

Risia e WhatsApp, mesazhet do të mund të fshihen automatikisht kur të vendosim ne

SHBA – Gjigandi i komunikimit WhatsApp njofton se ka në plan të shtojë një funksion të ri te mesazhet, që do t’u lejojë përdoruesve që të vendosin një kohë të caktuar se kur duan që mesazhet të fshihen automatikisht. Megjithatë, sipas WhatsApp, aktivizimi i opsionit për mesazhet që zhduken nuk do të ndikojë te bisedat ekzistuese.

Por si do të funksionojë?

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Kur filloni një bisedë e re, do të shfaqet një njoftim që thotë se funksioni i mesazheve që zhduken është aktivizuar, së bashku me një shënim që thotë se është aktivizuar më parë (default), kështu që kontaktet tuaja nuk kanë pse të mendojnë se është diçka personale. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë mundësinë e çaktivizimit të opsionit për biseda individuale.

Reagimet kundër

Një organizatë për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar, Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) tha se masa ishte “e menduar pak” dhe do të krijonte një “koktej toksik rreziku”. Sipas tyre që paraqesin rrezik për fëmijët kanë më pak shanse për t’u zbuluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *