Lajme

Kurti: I kemi plotësuar kriteret për liberalizim e vizave, besojmë se BE do ta mbajë premtimin

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varheyli me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA.

Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin.

Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *