Lajme

Qeveria deklaron vullnetin “e hekurt” në mbrojtje të të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se të drejtat e njeriut janë më tepër se liri të garantuara, duke përmendur miratimin e programit për të për të drejtat e njeriut 2021-2025, shkruan.

Tutje Kurti deklaron se me hartimin e programit për të drejtat e njeriut, në mënyrë vullnetare shteti i Kosovës tashmë është bërë pjesë e përpjekjeve globale që ka marrë përsipër të gjitha obligimet e nevojshme për të kontribuar në zbatimin e rezolutës 70/1.

“Programi ynë synon të arrijë barazinë para ligjit, krijimin e një sistemi të qëndrueshëm institucional. Për Qeverinë Kurti të drejtat e njeriut janë më tepër se liri të garantuara. Pra ne besojmë në universalitetin e njerëzve”, shprehet Kurti, duke u zotuar se do t’ju ndihmojë të gjithëve me vëmendje të veçantë që të rritet vetëdija për pakicat.

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Marigona Shabiu,  Drejtore Ekzekutive e YIHR kujton të gjitha gratë e vrara.

Ajo kërkoi nga kryeministri Kurti që të zotohet e t’i ketë  në fokus të drejtat e komunitetit LGBT, e komunitetit rom, ashkali e egjiptian.

“Të miratohen në kuadër të Kodit Civil edhe martesat e gjinisë së njëjtë”, kërkon Shabiu.

Tutje ajo tha se janë të gatshëm për bashkëpunim me institucione e se lufta e aktivizmi i tyre do të vazhdojë gjatë gjithë vitit, për një shoqëri më të drejtë e më të barabartë.

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë tha se Ministria e Drejtësisë thotë se për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë, qytetarët kanë humbur besimin.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

“Unë jam jashtëzakonisht e shqetësuar. Në takimet që kemi me qytetarë ata më njoftojnë për vonesat”, deklaron Haxhiu.

Ajo bën të ditur se janë duke punuar me ndihmën juridike për personat e dhunës në familje e në bazë gjinore.

“Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi gra që dikush t’i konsideroj si pronë të tyre. E di që kemi shumë probleme, por e kemi vullnetin e hekurt për t’i adresuar problemet”, deklaroi Haxhiu.

Këto komente u bënë në konferencën “Përgjegjësia Institucionale për të Drejtat e Njeriut” të organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *