Bota

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi dënohet me 4 vite burg

KINË- Pas grushtit të shtetit, një gjyq ka nisur ndaj Aung San Suu Kyi, fituese e çmimit Nobel për Paqe. Mediat e huaja shkruajnë se 76-vjeçarja u dënua me katër vite burg nga gjykata speciale e Mianmarit.

Ky është dënimi i parë në një seri çështjesh në të cilat fituesja e Nobelit po ndiqet penalisht që kur ushtria mori pushtetin më 1 shkurt, duke penguar partinë e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci të fillonte një mandat të dytë pesëvjeçar në detyrë. Aung San Suu Kyi u dënua pasi u shpall fajtore për nxitje dhe shkelje të kufizimeve të koronavirusit. Nëse do të shpallet fajtore edhe për akuzat e tjera me të cilat përballet ajo mund të dënohet me më shumë se 100 vjet burg.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Në luftën e saj të gjatë për demokraci, ajo ka kryer 15 vjet arrest shtëpie duke filluar nga viti 1989. Gjatë muajve të fundit ajo u padit për krime të ndryshme: nga mashtrimi elektoral te korrupsioni.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Forcat ajrore të Teheranit nuk ekzistojnë më

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *