Moti i keq në Durrës! Përmbytet rruga e Currilave, probleme me qarkullimin e mjeteve
DURRËS– Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa rrugët pranë stadiumit, dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave në Durrës. Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve.
Kjo stuhi e cila ka nisur ditën e djeshme pritet të zgjasë disa ditë.
Rruga Press