Bota

Hipopotamët infektohen me coronavirus në një kopsht zoologjik të Belgjikës

Dy hipopotam në një kopsht zoologjik në Belgjikë janë testuar pozitivë për COVID-19 dhe janë në izolim, njoftoi institucioni, duke thënë se ishte hera e parë që virusi ishte shfaqur në speciet e kafshëve.

Laboratori Kombëtar Veterinar belg ka konfirmuar se në kopshtin zoologjik të Antwerp, hipopotami 14-vjeçarë Imani, dhe 41-vjeçari Hermien, janë infektuar me coronavirus.

Lexo më shumë  Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatiten paketa ushtarake për dimrin

Nuk është e qartë se si u infektuan. Të dyja kafshët janë mirë, përveç që u rrjedhin shumë hundët, raporton dw.

Të gjitha kafshët në kopshtin zoologjik u testuan për COVID-19 dhe nuk u gjet asnjë rast infektimi.

Zona ku ndodhen hipopotamët është e mbyllur për vizitorët dhe do të rihapet kur kafshët të rezultojnë negativ për virus.

Rojet e tyre janë të gjithë negativë për virusin dhe duhet të mbajnë maska dhe syze sigurie, të dezinfektojnë këpucët përpara se t’u afrohen kafshëve.

Lexo më shumë  Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatiten paketa ushtarake për dimrin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *